[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Anton Quni: Kur dhuna bëhet standard apo normë si në institucione ashtu edhe në rrugë, e ardhmja e kombit dhe e vendit është në rrezik (FOTO)



Botapress, 19 Janar

Deputeteti i LDK-së,  Anton Quni mbajti një fjalë në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës në të cilën fjalë Quni bëri një përshkrim të situatës aktuale në vend dhe apeloi për një të ardhme më të mirë, shkruan Botapress.

Botapress sjell fjalen e plote të  deputetit Anton Quni

 

Gjeneratat e reja, ne rruge per te realizuar deshirat dhe endrrat e tyre, kane nevoje per motivim sepse ai i udheheq drejt qellimit.

Ne shume raste te rinjet e kane nje model te personit te cilin e adhurojne,  e duan dhe e respektojne. Ata mundohen t’ i ngjajn sa me shume ne shprehje, levizje, qendrime  etj. Ndonjehere mundohen edhe t’ia kalojne modelit per tu dukur se jane lojal, te vlefshem dhe meritor. Modeli mund te jete kengetar, sportist, shkrimtar,por edhe politikan.

Te nderuar deputet, cdonjeri prej nesh eshte model per ndonji qytetar te vendit tone. Shume qytetar percjellin, degjojne dhe absorbojn nga sjelljet dhe qendrimet tona, e posacerisht te rinjte e te rejat. Ata mundohen te shohin veten ne paraqitjet tona.

Vitin e kaluar, ne perjetuam momente te renda qe nga fyrjet, shtyerjet, fishkellimat, gazerat, britmat, etj,dhe nuk u degjua zeri i arsyes. Nuk pati ballafaqim te ideve, mendimeve, qendrimeve dhe zgjidhjeve.

Ky ambient, me tere ato tensione, ofendime, kercenime, goditje e helmime, nuk i ngjante Kuvendit te nje populli te qyteteruar. Me shume i ngjante nje teatri me shfaqje tragjikomike.

Te nderuar, kur te zgjedhurit e popullit, deputetet hudhin veze, uje e gaz ne Kryeministrin e tyre dhe nuk e lejojne ate te flas, atehere edhe nje i ri do te ndjek shembullin e modelit te tij;  Kryeministrit i vejne pritë, i kercenojne familjen duke kercenuar edhe me djegie te shtepisë e akte te tjera si keto..

Ne rastin kur deputeti shtyen, ofendon e kacafytet me policin, i riu ne rruge sipas shembullit te deputetit do ta godet policin me kubëza betoni, do ta lyej me benzine, do ta djege e kaloi siper tij.

E kur deputeti hedhe gaz lotejelles kundra kolegeve te vet, pa e patur fare ne konsiderate te moshuarin, grate shtatzena, njerezit me probleme te frymarrjes (astme), alergjike ne kemikalje etj, atehere eshte shume normale qe dikush sipas shembullit te deputetit, apo i porositur do ta godase ndertesen e Parlamentit me arme antitank.

Te nderuar, arma antitank, ne efektin e saj te plote e shkrinë çelikun, djeg hapesiren dhe i karbonizon njerezit. ( Nje gje e tille nuk ndodhi as gjate luftes kur keto objekte ruheshin nga forcat serbe). E kur nje gjë e tille ndodh eshte e natyrshme qe duhet te shqetesohemi, jo vetem ne, por te gjithe; pozite dhe opozite, te gjitha institucionet, organet e ndjekjes dhe drejtesisë, sherbimi inteligjent, por edhe prinderit dhe familjaret e te rinjeve.

Ky akt do te duhej te vendosej nen llupe dhe ti nenshtrohet mire studimeve dhe analizave nga te gjitha fushat dhe dimensionet.

Mua me intereson; kush ishin ata djem qe e shkrepen predhen antitank, cka i motivoi, cka kishin per qellim, kujt i japin llogari, kush ju dha instruksione, kush i mbeshteti, cfare profili psikologjik jane, cfare edukate dhe arsimimi kane, cfare eshte gjendje sociale e tyre, e shume dhe shume pyetje te tjera do te duhej te kenin pergjigjje..dhe pergjigjje mund te japin vetem istitucionet, organizatat dhe agjencionet profesionale gjegjese. Kurse te gjithe ne duhet te vehemi ne sherbim dhe mbeshtetje te tyre per tu zbardhur dhe shpjeguar rasti deri ne detaje.

Po e njejta vlen edhe per opoziten. Paraqitja e e dhunshme ne Parlament ka qene model per dhjetefishimin e dhunes nga ana e te rinjeve jashte parlamentit. Kur dhuna behet standard dhe norme si ne institucione ashtu dhe ne rruge, atehere e ardhmja e kombit dhe e shtetit eshte e zymte.  Te ardhmen e zymte na e deshirojne vetem armiqt tane, ata nuk zgjedhin mjete dhe forma per te na pare te tille. Mos te ju krijojme ate kenaqesi.

Rinia e jone kane nevoje per ambient te shendoshe politik dhe social. Shume shpejt ata do te marrin pergjegjesi familjare, shoqerore dhe shteterore dhe kane nevoje per model te mire edhe te politikanit.

Te gjithe e kemi mundesine te jemi model i dikujt.

Urdheroni, ketu eshte vendi ku shtrohen faktet dhe argumentet. Do te ju degjoj me vemendje. Qendrimin e ndertoj, jo me presion, as nga frika, por vetem me ndergjegjeje para qytetarve.

Ju faleminderit