• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Anton Marku: Nje tufë poezishë

nga admin
1 Prill, 2021
në Kulturë
ShareShareShare

PERPLASJE 

Historisë i kërkuam borxh

shtatë beteja

 

plagët që nuk e pritën dimrin

i lidhëm me penj të trashë

nga leshi i dhive

lahutarëve u falëm vargje

për këngë të reja

sa herë jeta u vonua

gjetëm një hije

për t’i shtrirë ëndrrat

 

tokave tona

lisat e huaj

pinë ujë thanash

derisa plasën.

 

 

HIJA

 

Andej nga vinte ai

një herë në vit

njerëzit i matnin hijet

 

po ndodhi që ato

të ishin më të mëdha se trupi

shkurtonin pak gjuhën

apo gishtin e pushkës

 

vetëm atëherë

hija u kishte hije.

 

  

DERA E FUNDIT

 

Ujërave të pasosur

e shpërlau fytyrën

me sy i numëroi

të gjitha pikat

që i rrëshqitën buzëve

në fund e kuptoi

se flokëve të kohës

era dhe ju vije

diku, në një vend

një varrmihës pret

aty afër

një derë gjysmë e mbyllur

 

lum ai

që e hapë me dorën e vet

atë derë.

 

 

UDHËTARI

 

e ndjeu

se i kishte mbetur

vetëm edhe pak frymë

 

në atë çast

u ndal të pushojë

mbi fjalët e tij

 

orë e tyre kishte ardhur

 

dy ditë më parë

e tha me gojën e vet

që duart t’ia linin

jashtë varrit

 

ashtu dhe u bë

nga diçka

u shndërrua në asgjë

 

emri i tij

u ngjit lartë

pa të.

 

 

PËRTEJ

 

Jeta dhe vdekja

janë motra

e dyta lindi

në kohë shirash

atëherë kur shpirtrat u leckosën

e mes njerëzve

hyri bari i keq

në fund të fundit

fillimit do t’i plasin damarët

dimrit nuk do t’i mbetet

të ha asgjë tjetër

pos borës së vet
sa shume do t’i ngjajë ditës

ajo natë.

Të ngjashme

Kulturë

Aktor i mbi 100 roleve dhe Mjeshtër i Madh, kush ishte Mirush Kabashi?

nga Bota Press
5 Dhjetor, 2023
Kulturë

DOLI NGA SHTYPI MONOGRAFIA “GAZMEND ZAJMI – NJË JETË PËR KOSOVËN” ME AUTOR NUHI BYTYÇIN

nga Bota Press
3 Dhjetor, 2023
Kulturë

Gjergj Kastrioti është Alfa dhe Omega i kombit tonë arbëror europian

nga Bota Press
28 Nëntor, 2023
Kulturë

NJË LIBËR QË RUAN DËSHMI DHE KUJTESËN TONË NGA BARBARITË SERBE

nga Bota Press
23 Nëntor, 2023


Lajmet e fundit

  • Vetaksidentohet vetura në rrugën Shtime-Godanc (Video)
  • Zemaj akuzon Qeverinë e Vitinë për gjendjen në shëndetësi
  • Çfarë pritet nga samiti BE-Ballkani Perëndimor?
  • Molliqaj: Kurtit i konvenon “presioni” ndërkombëtarë
  • “Masakra e Mejës”: Në aktakuzë janë 53 persona, vranë 370 civilë dhe tentuan të fshehin krimet në Serbi

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.