[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Anton Berisha: Deklarata e sekretarit Mattis dhe halli i disa shqipëfolësve për vendimin e presidentit Trump



Abetari i kryesise se AAK-se Anton Berisha ka komentuar deklaraten e fundit te sekretatit të mbrojtës James Mattis, në përkrahje të ushtrisë dhe shtetit të Kosovës por ne nderkohe edhe shqetesimin e disa, shqipefolesve, si- i ka quajtur ai per vendimin e presidentit Trump per ndalimin e udhetimit te banoreve te disa vendeve islamike per ne SHBA.

Berisha ua ka pare per te madhe ketyre “shqipefolesve” me kete postim ne Facebook

 

Qëndrimi i administratës së presidentit të SHBA, Donald Trump, i shprehur përmes sekretatit të mbrojtës James Mattis, në përkrahje të ushtrisë dhe shtetit të Kosovës është lajm i gëzueshëm dhe jetik për shqiptarët.

Tash, halli që i ka kapur një numër shqipfolësish se pse SHBA ka marrë masa mbrojtëse ndaj disa vendeve islamike, të identifikuara si burime të terrorizmit, është tregues se ata as nuk janë shqiptarë dhe as nuk i përkasin civilizimit perendimor.

Së pari, nuk është kurrfar patriotizmi me ua qa hallin vendeve që nuk e kanë njohur shtetin e Kosovës. Së dyti, s’është as kurrfar fetarizmi, se në botë ka edhe 40 shtete të tjera që kanë popullatë shumicë myslimane por që nuk janë aplikuar masa ndalese për to. Pra, ndalesa nuk ka të bëj me fenë por terrorizëm.

Këta shqipfolës, që në damarët e tyre nuk rrjedhë gjaku shqiptar, kanë que krye kundër çdo gjëje që shkon në dobi të shqiptarëve në vitet e fundit, natyrisht të paguar nga qarqet antishqiptare sllavo-anadollake, dhe ka ardhur koha për një mobilizim kombëtar për t’iu ngushtuar hapësirën e veprimit.

SHBA, përmes presidentit Trump, me këto masa po fillon një histori të re të vënies rend e rregull, dhe për t’i ndalur rrugën të keqes, për të shpëtuar vlerat civilizuese botërore, që kishin arritur në pikën kritike nga anarkia që në vitet e fundit e krijoi e majta euro-amerikane, e cila në emër të neoliberalizmit solli pasigurinë botërore.