Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Prishtinës, Arben Vitia dhe kundërkandidati i tij nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Përparim Rama, sonte për herë të parë janë përballur mes vete në një debat televiziv.
Gjatë debatit ata kritikuan njëri-tjetrin për programet dhe planet e tyre për zgjidhjen e problemeve me të cilat përballen qytetarët e kryeqytetit.
Gazeta Botapress.info ka bërë një anketë për të kuptuar se si e ka vlerësuar publiku paraqitjen e dy kandidatëve dhe sipas tyre, fitues i debatit është Përparim Rama.
Nga persona sa kanë votuar në këtë anketë, 85 për qind kanë votuar për Ramën, ndërsa për Vitinë votuan 15 për qind./Botapress.info