Një autobus yni, vendlindjes po i afrohet
Që shpirtin e nanes, ta shoh kur gëzohet,
Tek ja sjell bijtë e saj të malluar mërgimit
E që nanat i prsin në krahët e përqafimit!…
Nanave n’derë të votres, ju ndal sot drita
Pse po m’vonohet djali, më raftë mu pika.
Eja, o bir i nanes e ma hiq këtë dreq frike
Mos m’le krah’hapurin t’zbrazët kësaj dite!…
Nuk di moj nana ime, se çfarë ka ndodhur
Një terr na ka mbuluar, s’kam zë për t’folur,
Ah moj nanë, seç u hap një rrugë plot dritë
Shoh driten e vetes duke të hyrë ty n’shpirt!…
Nanë, drita ime ka ardhë për të t’përqafuar
Rrugë tjetër më është hap, krejt e bardhuar.
Nuk e përzgjodha unë këtë rrugë të pakthim
Banu nanë e fortë, vinë miqtë për ngushëllim!…
Ngushëllime të gjithë atyre që humbën më të dashurit e tyre në këtë fatkeqësi !…JEPJAU ZOT PUSHIMIN E PASOSUN…
U NDRITTË SHPIRTI NË PËRJETËSI!…