.
Sot, një puhi mendimesh më elektrizoi
Gjersa luaja me fjalen për ta bërë poezi,
Mendimi i butë driten e diellit përqafoi
Statujat në errësirë me dritë me i përpij.
.
Unë përkëdhelësha mes rrezeve t’diellit
Më hyri në mendje se familja është diell,
Gjersa rrezet hapte në hapësirat e qiellit
Vetëm dashuri mes njëri-tjetrit të mbjell.
.
Mua fatet e kohës më hodhen n’mërgim
Kam mall driten, rrezet e diellta familjare,
Kur terri bie dhe terri më merr n’përqafim
E vras me poçe elektrike si ndezje batare.
.
Ju miq, që më lexoni e ndieni vargun tim
Dua t’ju them, tokën e shpirtit kush ngroh,
Një Diell që banë dritë e ngroh pambarim
Është familja që të ndihmo dhe të ngryko!
.
Llambat elektrike që thyejnë errësirën e largësisë,
Janë miqtë e vërtetë që e vrasin terrin e mërzisë!…
(krijim çasti(aty i atyshëm))
.
Angjelina Krasniqi_________________________ Enxhi_
Bochum, 15 januar 2023_
Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected]
Tel: +383 38 742 282
Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.
Partnerët: