[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Anëtarët e KKSB-së diskutojnë për situatën e sigurisë por edhe për trashëgiminë kulturore



Të premten është mbajtur mbledhja e parë e këtij viti e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, e cila u udhëhoqe nga kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa. Temë e diskutimit në këtë mbledhje ishte situata e sigurisë, po ashtu u diskutua edhe për trashëgiminë kulturore, por edhe për shkollat e qytetit të Ferizajt. Me këtë rast kryetari Svarqa, ka vlerësuar se situata e sigurisë në Ferizaj vazhdon të mbetet e qetë dhe pa ndryshime. “Situatë të përgjithshme e sigurisë është solide dhe këto janë raportime të rregullta që vinë nga institucionet e pavarura të sigurisë dhe nga Policia e Kosovës. Këtu ne kemi të gjithë përfaqësuesit e komuniteteve dhe kjo tregon për një klimë të favorshme për jetën e qytetarëve dhe të bashkëpunimit përmes komuniteteve nacionale dhe fetare. Kemi bashkëpunim të ngushtë me të gjithë faktorët relevant që janë të involvuar në procesin e sigurisë”, ka thënë kryetari Svarqa. Një gjë të tillë e ka vërtetuar edhe komandanti i stacionit të policisë në Ferizajt, Qazim Reka. Ai para të pranishmeve ka dhënë një raport te detajuar sa i përket gjendjes së sigurisë në Komunën tonë, i cili ka vlerësuar se kjo situate është për çdo lëvdatë dhe ka falënderuar edhe qytetarët ferizajas për kontributin e tyre që po dhënë në zbulimin e krimit. Në mbledhjen e KKSB-së po ashtu është bërë edhe një prezantim i projektit “Ndërtimi i besimit nëpërmjet mbrojtjes kulturore në Kosovë”, nga Vehbi Selmani zyrtar i këtij projekti në UNDP. Po ashtu janë diskutuar edhe çështje të shumta në këtë mbledhje.