Analisti politik i njohur si përkrahës i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministrit Albin Kurti, Xhevdet Pozhari ka marrë një detyrë të re. Pozhari tashmë është emëruar këshilltar i ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia.
Pozhari e konfirmoi se është bërë pjesë e kabinetit të Vitisë, por duke specifikuar se është vetëm këshilltar i jashtëm.
Emërimi i tij në këtë post shkaktoi reagime të shumta në opinionin publik. Njëri nga ata që reaguan ishte padyshim edhe analisti i njohur televiziv, Ilir Mirena.
Mirena e konsideroi pozitën e “këshilltarit të jashtëm” krejtësisht të kotë. Sipas tij, askush nuk e merr parasysh këtë këshilltar, por, që mundësitë janë të mëdha që Pozhari të turpërohet.
“Nuk ka bre post me kot ne Qeverine e Kosoves se sa te jesh keshilltar i jashtem. Kush s’t’pyet per sen, ama kshtu zani t’del sa me u ba gaz“, ka shkruar Mirena në Facebook.

Nga ana tjetër ishte gazetari dhe analisti, Valon Syla që u kujdes për të informuar publikun lidhur me pagën që pritet të marrë Pozhari si këshilltar i jashtëm.
Sipas Sylës, paga e Pozharit do të jetë nga 900 euro deri në 1500 në muaj.
