Analisti Dibran Hoxha, i cili së fundi ka kaluar nga Dukagjini në T7, njihet me qëndrimet e tij pro partisë së pushtet.
Në debatin e mbrëmshëm në emisionin Pressing në T7, Hoxha ka folur për kandidatët për kryeministër nga PDK dhe LDK.
“Bedri Hamzën meqë qenka kaq profesionist e kaq i ndershëm, që s’po ja qes në diskutim këtë, mos iu kanë harxhu PDK-së krejt kartat e mundshme dhe tash na ka ardhë me kandidatin më të mirë të mundshëm”, ka thënë fillimisht Hoxha.
Analisti Hoxha ka thënë se kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka qenë njëri prej ministrave më të suksesshëm.
“Unë e mbaj mend për atë rrethrrotullimin në Veternik që u kanë, që u kry shumë shpejtë. Ka qenë efikas për punën që e ka ba. Ka kallëzu gatishmëri si me thanë institucionale edhe qatë mendësinë shtetformuese që na po e lypim në institucione”, ka thënë Hoxha.
Hoxha përmendi edhe veprimin e Abdixhikut në ditën e zgjedhjes së Vjosa Osmani si Presidente e Kosovës.
“Abdixhiku nuk e ka leju me ndodhë një ngërç institucional, nuk e ka votu por është dashtë me ba kuorumin, sidoqoftë e ka mundësu”, ka thënë Hoxha.
“Na duhet me i pa alternativat nëse dojmë dhe nësë pajtohemi që Vetëvendosja është tu bo dëm, nuk mujmë tash me ju gjujtë opozites me qatë idenë e çiltërsisë se s’po mujnë me ba opozitë, se kjo po i shkon shumë ujë Vetëvendosjes”, ka thënë Hoxha.