Ambasadori për marrëdhënien e Kosovës në NATO, Astrit Zemaj, përmes një postimi në Facebook ka uruar NATO-n për ditën e themelimit të saj, shkruan Botapress.info
Ambasadori Zemaj gjithashtu shprehi falenderimin e tij në emer të popullit të Kosovës për intervenimin që NATO bëri kundër Jugosllavisë për ndaljen e gjenocidit dhe spastrimin etnik./Botapress.info/.
Ky është postimi i tij i plotë
Sot është 4 prilli, Dita e NATO-s, e cila shënon themelimin 73 vite më parë(1949) të Aleancës Transatlantike.
Në vitin 1999, për herë të parë pas 50-të viteve që nga themelimi i saj, pas dështimit te të gjitha përpjekjeve diplomatike dhe një serë Rezolutash nga OKB, #NATO intervenoj me sulme ajrore për 78 ditë rresht kundër ish.Jugosllavisë, për të ndaluar gjenocidin e vazhdueshëm dhe spastrimin etnik që ishte duke ndodhur kundër popullit të Kosovës.
Republika e Kosovës dhe populli i saj janë përjetësisht mirënjohës NATO-s për ndërhyrjen e saj historike, humanizmin në kohë të rëndë, për vlerat e lirisë, të paqës dhe sigurisë, si dhe për të gjitha proceset e shtetndertimit të vendit tonë.