Përfaqësuesi i Kosovës për marrëdhënie me NATO-n, ambasadori Astrit Zemaj, ka bërë të ditur se ka marur pjesë në takimin e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, me Anëtarët e AFET dhe SEDE tê Parlamentit Evropian, si dhe me Delegacionin për marrëdhënie me Asamblenë Parlamentare të NATO-s.
Zemaj, përmes një postimi në facebok njoftoi se u diskutua bashkëpunimin BE-NATO, përpjekjet për të forcuar mbrojtjen e NATO-s, gjithashtu edhe rëndësinë e paqës, sigurisë dhe stabilitetit të Ballkanit Përendimor dhe të Kosovës.
“Kënaqësi të marrë pjesë në shkëmbimin e sotëm të parë të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, me Anëtarët e AFET dhe SEDE tê Parlamentit Evropian, si dhe me Delegacionin për marrëdhënie me Asamblenë Parlamentare të NATO-s (DNAT).Temat në diskutimin e sotëm përfshinë bashkëpunimin BE-NATO, përpjekjet për të forcuar mbrojtjen e NATO-s, luftën e vazhdueshme të Rusisë kundër Ukrainës dhe pasojat e saj për marrëdhëniet transatlantike, si dhe kërcënime të tjera rajonale dhe globale të sigurisë dhe sfida të përbashkëta, duke përfshirë këtu edhe rëndësinë e paqës, sigurisë dhe stabilitetit të Ballkanit Përendimor dhe të Kosovës”, ka shkruar Zemaj.