Ambasadori i Kosovës në Bruksel, z Astrit Zemaj ka njoftuar përmes një postimi në rrjetin Facebook, se sot ka marrë pjesë në festimin e përvjetorit të pestë të shenjtërimit dhe festës së Nënë Terezës në katedralen shqiptare në Belgjikë, ku kjo meshë u mbajtë në gjuhën shqipe, shkruan Botapress
Ky është edhe njoftimi i plotë ku Ambasadori ka bërë në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook:
Sot me ftesë të Don Kastriot Idrizit dhe të “Bashkësisë Katolike Shqiptare të Belgjikës” në Kishën “Notre-Dame de Laeken” në Bruksel, së bashku me Ambasadorën e Shqipërisë, znj.Suela Janina, pata nderin dhe kënaqësinë të marr pjesë në Meshën solmene të mbajtur në gjuhën shqipe me rastin e pervjetorit të pestë të Shenjtërimit dhe Festës së Shën Nënë Terezës.
“Unë jam vetëm një laps në duart e Zotit” – SHËN NËNË TEREZA.
Bruksel 05.09.2021