[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Ambasadori rus në Shqipëri thotë se Rezoluta 1244 nuk lejon krijimin e ushtrisë së Kosovës



Botapress, 11 shkurt – Ambasadori i Federatës Ruse në Shqipëri, Aleksander Karpushin, i konsideron deklaratat e shefit të Pentagonit, James Mattis, për formimin e ushtrisë së Kosovës si joproduktive dhe të padobishme.

Ai ia ka kujtuar Pentagonit se Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, nuk lejon as krijimin e forcave ekzistuese të Sigurisë së Kosovës (FSK), shkruan sot Koha Ditore.

Me këtë rast diplomati rus në Tiranë, duke argumentuar kundërshtitë e tij për ushtrinë e Kosovës, ka shprehur në mënyrë të përsëritur qëndrimin e shtetit që ai përfaqëson se nuk do ta njohë Kosovën.

Ambasadori i Rusisë në Tiranë është i mendimit se nuk është momenti më i përshtatshëm për të diskutuar mbi krijimin e ushtrisë kosovare.