Autoritetet e Malit të Zi kanë bllokuar sot xhirollogaritë bankare të kompanisë “MB Consulting”, për shkak të një borxhi prej rreth 31 mijë eurove, raporton mediumi Press.co.me, transmeton Botapress.info
Kompania “MB Consulting” është pronë e Ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, i cili dyshohet se përmes kompanisë së tij, e cila është e regjistruar në Podgoricë, ka pastruar rreth 600 mijë euro.
Sipas regjistrit të bizneseve në Mal të Zi, Berishaj e ka themeluar kompaninë “MB Consulting” në dhjetor të vitit 2016, shkruan Paparaci.
Sipas raportimeve të mediave sllovene, ambasadori dyshohet se i ka transferuar rreth 600,000 euro para të gatshme nga një llogari bankare në Mal të Zi në xhirollogaritë e politikanit slloven Robert Golob.
Berishaj ka mohuar të ketë marrë pjesë në pastrim parash dhe ka vazhduar aktivitetet e tij diplomatike në Zagreb sikurse të mos kishte ndodhur asgjë.
Që nga viti 1989, Berishaj është i përfshirë aktivisht në jetën kulturore në Slloveni dhe integrimin e shqiptarëve në jetën politike atje.