• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Ambasadori gjerman: Liberalizimi i vizave është punë e kryer

nga Bota Press
30 Nëntor, 2022
në Aktuale
ShareShareShare

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, ka folur për vendimin e sotëm të ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së që t’i japin dritën e gjelbër liberalizimit të vizave për Kosovën.

Rohde tha se sot është ditë e mirë për Kosovën, derisa përsëriti se është ambasadori i fundit gjerman që do ta pyesim për liberalizimin e vizave.

“Mendoj se është ditë e mirë për Kosovën, por po ashtu dhe për BE-në, në veçanti edhe për Gjermaninë, meqenëse kemi një seksion shumë të madh për viza dhe i kuptoj njerëzit kur janë skeptik, sepse kanë kaluar disa vite me këtë vonesë dhe për ne gjithmonë ishte një vendim që është dashur të merrej kahmoti, por do të fillojë më së largu me 1 janar 2024, që i bie edhe një vit, megjithatë tani shkon drejtpërdrejt drejt negociatave me Parlamentin Evropian, ndërsa Parlamenti Evropian është edhe më shumë për vizat, sesa siç e dini disa shtete anëtare deri më tani. Kështu që jam i bindur ta them siç e kam thënë para pak kohësh në një emision se jam ambasadori i fundit gjerman pa liberalizim të vizave dhe shpresoj se jemi në fund”, tha Rohde në Rubikon.

Ai shtoi se procesi i liberalizimit të vizave nuk lidhet me dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, derisa u shpreh i bindur se vizat tashmë janë punë e kryer.

“Çështja e vizave nuk lidhet me dialogun. Ne e duam liberalizimin e vizave dhe dua të ua jap një shembull, nëse një biznesmen do të shkojë në një panair në Gjermani ose ndonjë vend tjetër evropian, për neve është një pengesë për të rritur marrëdhëniet tregtare dhe jam me të vërtetë i bindur se kjo tani është vendosur nga 27 ambasadorët e BE-së edhe është punë e kryer”, deklaroi Rohde.

Tags: Ambasadori i Gjermanisë

Të ngjashme

Aktuale

Raportohet për një alarm për bombë në Aeroportin e Prishtinës

nga Bota Press
6 Shkurt, 2023
Aktuale

Lajçak për Asociacionin: Gjithçka që është nënshkruar, duhet të zbatohet

nga Bota Press
6 Shkurt, 2023
Aktuale

Shikojeni dallimin e madh të koeficientit të pagës së policit dhe ushtarit (Dokument)

nga Bota Press
6 Shkurt, 2023
Aktuale

‘E papritur’: Edhe Hovenier shkon në takimin Kurti-Lajcak

nga Bota Press
6 Shkurt, 2023


Lajmet e fundit

  • Raportohet për një alarm për bombë në Aeroportin e Prishtinës
  • Botohet në anglisht libri “Albanian Heroes”, ja si ta bleni kudo që ndodheni
  • Këngëtari iranian fiton çmimin Grammy nga burgu, shpërthen në lot
  • Rrugët me akull e ngrica, Policia bën apel për kujdes gjatë vozitjes
  • Lajçak për Asociacionin: Gjithçka që është nënshkruar, duhet të zbatohet

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.