Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairí O’Connell, me rastin e Ditës së Pavarësisë të Republikës së Kosovës, ka përmendur miqësinë dhe partneritetin mes popullit britanik dhe të Kosovës.
Ky është mesazhi i plotë i ambasadorit britanik në Kosovë, Ruairí O’Connell:
“Në emër të popullit britanik dhe në emrin tim, uroj Kosovën e cila feston nëntë vjetorin e Ditës së Pavarësisë. Ne qëndrojmë pranë jush si miq dhe partner teksa ju punoni drejt ndërtimit të një Kosove prosperuese, të sigurt dhe gjithëpërfshirëse”.