[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Ambasadori amerikan në Tiranë: SHBA është për një botë pa konflikte



Ambasadori i Amerikës në Shqipëri, Donald Lu sot ishte i ftuar në serinë e bisedave me studentët dhe pedagogët e Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, ku diskutoi për SHBA-në dhe politikën e saj të jashtme.

Ai ka potencuar se Shtëpia e Bardhë e ka si qëllim të politikës së jashtme, një botë me më pak konflikte dhe më shumë interesa të përbashkëta.

Lu gjithashtu foli edhe për NATO-n, ku tha se SHBA do të inkurajonte më shumë kontribute nga të gjithë anëtarët e aleancës.

Sipas tij, shkatërrimi i ISIS-it është një nga prioritetet e politikës së jashtme,  objektiv të cilin e ndajnë me 60 shtete tjera duke përfshirë edhe Shqipërinë.