Ka nisur një takim i paparalajmëruar mes të kryeministrit Albin Kurti dhe ambasadorëve të shumë shteteve prezente në Kosovë.
Në mesin e ambasadorëve të pranishëm në takim është ai i SHBA-së, Italisë, Francës, Gjermanisë, Greqisë, Finlandës.
Tërmeti i fuqishëm në Turqi: Dëmtohet hoteli ku qëndronte ekipi kosovar
Gazeta ka ralizuar foto ku shihen veturat e ambsadorëve në oborrin e Qeverisë së Kosovës.
Ky takim po zhvillohet para një dreke pune që pritet ta zhvillojnë shefi i ekzekutivit, Albin Kurti dhe zëvendësi i tij, Besnik Bislimi me emisarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.
Kurti para këtij takimi është shprehur se do të prononcohen për media pas takimit, duke treguar se do të bisedojnë për gjashtë kushtet që ai i ka përmendur për formimin e Asociacionit. /Botapress.info/.