Ambasada e Japonisë në Kosovë ka uruar 14-vjetorin e Pavarësisë.Përmes një postimi në faqen zyrtare në Twitter, kjo ambasadë i ka uruar Kosovës gjitha të mirat për të ardhmen në Ditën e Pavarësisë së vendit.
“Gjitha të mirat dhe urime në Ditën e Pavarësisë së Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e ambasadës, transmeton Botapress.info
Së bashku me urimin, Ambasada e Japonisë ka bashkangjitur edhe një foto nga parakalimi i trupave të FSK-së gjatë ditës së sotme në Prishtinë. /Botapress.info/
Ndodh edhe kjo: Presidentja kalon përmes qytetarëve në shesh e rrethuar me mbi 10 truproje