Ambasada e Austrisë në Kosovë ka dënuar sulmin e mbrëmshëm në Ibër-Lepenc, për të cilin tha se është kyç për furnizimin me ujë.
Ndërkaq, për sulmin tha se duhet të hetohet me shpejtësi dhe se përgjegjësit duhet të dalin para drejtësisë.
Dënojmë sulmin në kanalin Ibër-Lepenc. Kanali është thelbësor për furnizimin me ujë dhe për funksionimin e termocentralit më të madh të Kosovës. Ky sulm duhet të hetohet me shpejtësi dhe përgjegjësit të dalin para drejtësisë”.
Shpërthimi që ndodhi mbrëmë në fshatin Varragë të komunës së Zubin Potokut ka dëmtuar kanalin e ujit të Ibër-Lepencit, nga ku furnizohen me ujë nga Liqeni i Ujmanit disa qytete të vendit, si dhe Korporata Energjetike e Kosovës për ftohjen e termoelektranave të saj.
Për këtë sulm kanë reaguar misionet e huaja diplomatike duke e dënuar dhe duke kërkuar që autorët të mbahen përgjegjës