• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Amaneti i nënës për ‘thesarin’ që të hapej pas vdekjes, ja si ua vodhi të gjitha zarfet shërbëtorja

nga Bota Press
4 Maj, 2021
në Uncategorized
ShareShareShare

Gjatë viteve të fundit të jetës L., sa herë i takonte vajzat, dhëndurët nipat dhe mbesat, iu thoshte vetëm një amanet. “Kur të vdes, mbasi të mbushen 40 ditë, do hapni sirtarin dhe aty janë kursimet e jetës sime. I keni në zarfe, ndajini në mënyrë të barabartë dhe pa sherre”.

E moshuara nuk ka pasur asnjëherë besim tek bankat – shkruhet në proces-verbalët e Policisë së Tiranës, ndaj çdo monedhë, e ruante në banesë dhe kur bëheshin shumë, i kërkonte ndihmë fëmijëve që jetonin të ndarë prej saj, që t’ia konvertonin në euro.

Por amaneti i saj, është rrëmbyer nga shërbëtorja e shtëpisë, që ishte punësuar nga vajzat. E gjithë kjo histori, u kallëzua në Policinë qendrore, nga F.XH., e cila tregoi kamerat e sigurisë në banesë, si dhe faktin se pas të 40-ave, fëmijët shkuan te sirtarët e mbyllur, por i gjetën bosh.

Pas kërkimeve të pasardhësve, ata kanë zbarkuar në banesën e shërbyeses, e cila i qëndroi pranë ditët e fundit të jetës, ku dhe gjetën të mbyllura në zarf 49 mijë e 500 euro dhe 6.000 mijë lekë. Shërbyesja ka pranuar që i kishte vjedhur dhe ende nuk i kishte hapur zarfet, ndërsa policia, pa një pa dy, firmosi arrestimin e saj.

Në dosjen thuhet se si F.XH., u paraqit në drejtorinë vendore së bashku me një sërë kamerash sigurie, në njërën prej të cilave shfaqet një grua, duke hapur sirtarët me një thikë.

“Deri në janar të këtij viti, kam jetuar me nënën time, për shkak të angazhimeve familjare nuk mundja t’i shërbeja, ndaj punësuam një shërbëtore që është gruaja e një kushëriri të largët. Punonjësja quhet A.XH.,”,  – nis rrëfimin në polici 65-vjeçarja, nëna e të cilës ndërroi jetë në moshën 85-vjeçare.

“Nëna ime pensioniste nuk kishte dëshirë dhe besim t’i linte lekët në bankë, tërë kohën, kursimet e saj i ruante në një vend të posaçëm. Lekët i kishte të sistemuara në zarfe dhe dua të them se sa herë kërkonte, ia rregulloja në valutë euro. Nëna më thoshte, kur të vdes ja ku i ke lekët, merrini pas të 40-ave të mia, keni lekë dhe për varrimin tim”.

Denoncuesja kujton se pas ceremonisë mortore kur mbushën të 40-at, pasardhësit u kthyen në shtëpi dhe shkuan tek vendi sekret i të moshuarës, por kur hapën sirtarët i gjetën bosh.

“Për arsye se nëna ishte me sklerozë dhe që së fundmi edhe unë doja të kontrolloja punën e shërbyeses, kisha vendosur kamera sigurie në banesë. Dua të them se kamerat ç’aktivizoheshin nga A.XH., shërbëtore në shtëpinë tonë. Ne e vërejtëm këtë gjë dhe nuk i thamë gjë zonjës, por bëmë një modifikim tek priza e kamerës që ajo të ishte aktive. Nëpërmjet tyre, ne pamë veprimet e saj se çfarë kishte bërë ditët e fundit”.

Sipas policisë, shërbëtorja shfaqet në kamera kur kontrollon çantat, sirtarët dhe një komodinë.

“Në datën 16 prill, kamera e sigurisë fikson veprimet e punonjëses A.XH., e cila me një thikë me vete, hap një sirtar të mbyllur me çelës. Nga pamjet, duket që A.XH., merr zarfe në duar”, – vijon vajza e të moshuarës.

Kjo e fundit, i thotë policisë, sipas burimeve të sigurta të GazetaSi.al, se pasi ka këqyrur këtë veprim në kamera, ka njoftuar të gjithë pasardhësit e tjerë. Dy dhëndurët, mësohet se menjëherë janë nisur për në banesën e shërbëtores.

“I treguam pamjet filmike dhe shërbëtorja që ishte bashkë me të shoqin, u ngrit, hapi dollapin dhe na ktheu në zarfe paratë e nënës. Ishin në vlerën e 49 mijë e 500 eurove, ashtu siç i kishte lënë nëna në tre zarfe. Ishin nga 10 mijë euro dhe 19 mijë euro në portofol”, – shprehen për policinë pasardhësit.

Denoncuesja kryesore, hedh dyshime për shërbëtoren hajdute, se ajo, veç shtëpisë dhe amanetit të të ëmës, mund të ketë vjedhur edhe banesën e vajzës, ku A.XH., shkonte shpesh për të pastruar.

“Shtëpia e vajzës ndodhet në rrugën e Kavajës dhe përpara një viti asaj i humbën sende me vlerë dhe para në valutë lek. Dyshimet për këtë shtetase, bien pasi ajo doli që vodhi lekët e amanetit të nënës”.

Për dyshimin më të fundit, gruaja la mbi tavolinën e agjentëve të krimeve një ‘Usb’ të kuqe, që vetë trashëgimtarët e kishin sekuestruar ditën kur shkuan në banesën e saj dhe morën amanetin e nënës.

Pasardhësit këmbëngulin se e denoncuan, jo për shkak të vlerës monetare, por se shërbyesja shkeli amanetin e nënës. Gruaja e moshës 50 vjeçe, është nga qyteti i Korçës dhe jeton në kryeqytet. Ajo përfundoi në pranga pasi u pyet në polici së bashku me të shoqin.

“Unë nuk di gjë fare. Tani e mësoj çfarë ka ndodhur dhe nuk mund ta besoj që A.XH., ka bërë diçka të tillë. Ishte shumë e përkushtuar dhe e shqetësuar për shëndetin e të moshuarës. Si mund ta bëjë gruaja ime diçka të tillë”, – i përgjigjet me pyetje policisë bashkëshorti.

Shërbëtorja e të moshuarës bëhet me dije se nuk ka mohuar asnjë nga veprimet e saj.

“E bëra, se si as vetë nuk e di. Por pasi i mora, i mbylla në sirtar dhe as që i kam hapur, as zarfet dhe asgjë tjetër. Nuk doja të dija sa ishin dhe sa para kishte aty. Jam tepër e penduar dhe lutem që të më falin”, – deklaron korçarja, e cila thuhet se punonte si pastruese në disa banesa.

“Vetëm zarfet në sirtar kam marrë, për denoncimin tjetër dua të them se është i pavërtetë. Nuk i kam vjedhur unë lekët dhe bizhuteritë e vajzës së kallëzueses. Nuk e di se si ‘Usb’-ja e vajzës gjendej në ato sirtarë”, – shton gruaja, e cila përfundoi nën arrest, ndërsa paratë e amanetit iu kthyen fëmijëve.

Tags: AMANETINENES

Të ngjashme

Lajme

Vedati rrëfen ngjarjen qesharake gjatë xhirimeve tek një skeç i “Stupcave” (Video)

nga Bota Press
27 Janar, 2023
Uncategorized

E dhimbshme: Vogëlushi ftoi të gjithë miqtë në ditëlindjen e tij, por askush nuk i erdhi

nga Bota Press
16 Janar, 2023
Uncategorized

‘Katar 2022’: Ja sa përfitoi Casillas si komentator në kanalin shtetëror të Spanjës gjatë Botërorit

nga Bota Press
12 Janar, 2023
Uncategorized

Bislimi: Plani franko- gjerman e mbështet qëndrimin e Serbisë që aktualisht s’ka kushte për njohje reciproke

nga Bota Press
11 Janar, 2023


Lajmet e fundit

  • E dhimbshme: Një 23-vjeçare kosovare humb jetën në një aksident trafiku në Nju Jork
  • Fjalor banal e ofendues i asistentes së stomatologjisë Arbana Xhekaj ndaj sindikalistit Enlirat Duraku
  • Dafina për Julianën: Është nga Drenica dhe thotë ‘akoma’ (VIDEO)
  • Deputetja e LDK-së i reagon ministrit Murati: Je injorant, nuk ke idenë çfarë bën ministria juaj
  • “Pajtohen” Olta me Efitn- Luizi: U zhgënjeva, si ka mundësi që Efi ma bëri këtë punë

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.