[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Alkool, femra dhe sherr| Skandali i yjeve të Premier League që thyen masat anti-Covid



Lojtarët e Aston Villa, Jack Grealish dhe Ross Barkley, janë bërë protagonistë për keq ditën e djeshme në ishullin britanik. Dyshja është parë në një nga restorantet në zonën e Mayfair të Londrës për të festuar ditëlindjen e Barkley, por ata kanë thyer çdo rregull të masave anti-Covid.Ata kanë qenë në shoqërinë e shumë personave të tjerë, çka është në kundërshtim me rregullin e nivelit të 2, i cili thotë se “ju nuk duhet të shoqëroheni me askënd që nuk jeton me ju ose që jeni në karantinë së bashku”.

Dëshmitarët në restorant thanë për The Sun se ata kanë pirë alkool nga ora 15:00, deri në mbrëmje vonë, si dhe nuk ishin të pajisur me maska. Në disa pamjet e siguruara shikohet Barkley, i cili po zihet me një burrë dhe më pas përqafon disa nga të ftuarit.

Ndërsa Grealish është duke kërcyer dhe në një moment tjetër është kapur duke biseduar me dy vajza në tavolinë. Kujtojmë që ndeshja e kësaj jave e Aston Villas me Newcastle nuk u zhvillua, për shkak të rasteve të shumta me COVID-19 që rezultuan te “Qymyrxhinjtë”.