Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fadil Aliu ka hedhur kritika të ashpra në drejtim të Qeverisë Kurti.
Duke folur për gjendjen në arsim, Aliu ka thënë se kjo qeveri nuk ka bërë asgjë këto 4 vite dhe këtë e dëshmon më së miri rezultati i PISA-së.
“Rezultatet e PISA-së tregojnë që nga viti në vit që po shkojmë më poshtë dhe rezultatet e fundit tregojnë që një student i Kosovës i klasës së 5,6 është i barabartë me një fëmijë që është duke u shkolluar në Evropë i klasës së dytë. Unë mendojë që kjo është një tragjedi kombëtare sepse qeveria në 4 vitet e fundit nuk ka bërë asgjë në rregullim të kësaj gjendje, nuk ka investuar sa duhet në arsim. Kemi përimtimin e tyre që do të ndërtohen diku 160 çerdhe dhe asnjë nuk është ndërtuar”, ka thënë Aliu në emisionin “Raport”.