Kryeministri aktual Albin Kurti duket së është ndër liderët politikë shqiptar të Kosovës i cili më së shumti ka pësuar transformime në piëkpamje dhe veprime politike.
I rreshtuar në rendin e parë të protestve të 1 Tetorit të vitit 1997 për hapjen e Universitetit të Prishtinës, i angazhuar në Zyrën e Adem Demaçit si zëdhënës politik i UCK-së, i burgosur nga regjimi serb gjatë luftës, i liruar nga burgjet serbe pas gati një viti të përfundimit të luftës në Kosovë, kundërshtar i madh i të gjitha përpjekjeve dhe bisedimeve të pasluftës për zgjidhjen e statusit të Kosovës (kundër bisedimeve të Rambujesë, kundër bisedimeve të Vjenës, kundër Pakos së Ahtisarit) i pakënaqur me shpalljen e Pavarësisë së Republikës së Kosovës më 17 Shkurt 2008, ithtar i Bashkimit Kombëtar me Shqipërië, i pozicionuar kundër dialogut me Serbinë, i ardhur në pushtet me protestat të dhunshmë në rrugë e në Kuvendin e Kosovës, sot Albin Kurti po i shkel pothuaja të gjitha parimet e vete politike të proklamuara deri më tash.
Po i pranon dhe po i zbaton pothuaja të gjitha marrëveshjet e Brukselit, u ka shpallur “luftë” pothuaja të gjitha organizimieve sindikale në vend, nuk bashkëpunon dhe nuk komunikon pothuaja me asnjë medium në Kosovë, madje i paragjykon disa prejt tyre, e nderon Flamurin e Republikës së Kosovës dhe ngritet në këmbë kur intonohet Himni i Kosovës, e ka harruar Bashkimin Kombëtar dhe ka krijuar tensione më të mëdha me Qeveritë e vendeve përreth Kosovës, e veçanarisht me Qeverinë e Republikës së Shqipërisë.
Por janë mediumet dhe rrjetet sociale që po ia rukujtojnë Albin Kurtit deklarimet e tij para ardhjes në pushtet, për të cilat Kurti po bëhet sikur nuk i ka thënë dhe sikur nuk po i dëgjon.
Së fundi doli edhe një deklaratë e tij e dhënë në vitin 1997, kur ishte student e kur në një intervistë për një medium në gjuhën serbe deklaron se është për forcimin e Republikës së Kosovës në kuadër të Jugosllavisë dhe kundër bashkimit kombëtar me Shqipërinë, shkruan Botapress.info.
Nëse nuk besoni, ndieqini KETU VIDEON