[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Aleksandar Jabllanovic jep dorëheqje



Sekretari shtetëror i Serbisë në Ministrinë e Punës, Veteranëve dhe Çështjeve Sociale, Aleksandar Jabllanovic, ka dhënë dorëheqje nga posti i tij

Pas arrestimit të vëllait të tij, Mark jabllanoviq, Aleksandar ka dalë publikisht dhe ka treguar se ka dhënë dorëheqje nga posti, shkruan Vesti, transmeton Gazeta Express.

Jabllanoviq ka thënë se e pranon përgjegjësinë që vëllai i tij bashkë me gruan, janë transportuar me automjet zyrtar, por se “nuk i pranon akuzat e tjera të rreme” se kanë kryer vepër penale me atë automjet zyrtar.

Jabllanoviq thekson se kjo ka shkaktuar reputacion të keq në Qeverinë e Serbisë, dhe se ai do ta dëshmojë edhe në gjykatë.

“Sulmet e fundit pa dëshmi të tilla në gazetat e përditshme, janë trillime dhe fantazi”, ka thënë Jabllanoviq.

“Unë nuk marrë përgjegjësi nëse vëllai im dhe gruaja e tij kanë kryer vepër penale me automjetin zyrtar – si ato shpifjet e drogës që u thanë, por unë e pranoj që vëllai im është arrestuar, dhe si i tillë, ai është vëllai im”, ka thënë Jabllanoviq, duke shtuar se përgjegjësia është e tij që ua ka lejuar ta marrin në përdorim automjetin zyrtar