Deputetja e LDK-së, Marigona Geci, në seancën e fundit të Kuvendit të Kosovës, duke folur për rastin e Astrit Deharit, ka treguar se në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, ku ajo është anëtare, kishte shkuar një ankesë për shpifje ndaj minsitres Albulena Haxhiu, nga një ish-i burgosur.
“Rasti i Astrit Deharit mbetet ende i pazbardhur, ndërsa ministrja e përfshirë me akuza për shpifje ndaj një ish të burgosuri dhe familjes së tij, lidhur me këtë, do të ndalem te një ankesë që ka ardhë në Komisionin për të Drejtat e Njeriut.
Unë jam anëtare e Komisionit për të Drejtat e Njeriut. Më datën 27 nëntor 2023, Komisioni pranoi një ankesë me numër protokolli 67323 kundër ministers Albulena Haxhiu, duke e akuzuar ministren Haxhiu për shpifje dhe gënjeshtra, për një të burgosur që ministrja ia ka përmendur emrin e tij në një konferencë për media dhe lidhet me rastin e Astrit Deharit.
Ankesa është e nënshkruar nga djali i ish të burgosurit Luz Allakajt dhe akuzon ministren për shpifje dhe gënjeshtra dhe se ajo nuk e ka idenë as me kë ka qenë në dhomë Astrit Dehari e lëre më ta zbulojë si ndodhi rasti i tij”,