Kryeministri Kurti refuzon t’i referohet Hashtim Thaçit në emër, atë e quan “titullarin e atëhershëm të institucioneve të Kosovës”.
Kurti sot në seancën e kuvendit është pyetur lidhur me marrëveshjen që e kishte publikuar para një viti, për të cilën pretendonte se është sekrete dhe se u nënshkrua nga ish-presidenti Hashim Thaçi dhe NATO-ja.“Marrëveshja në fjalë që ka qenë një shkëmbim i letrave, ka qenë dhe vazhdon të jetë e dëmshme për Kosovën.
Vazhdoj të qëndroj prapa deklaratave të mija. Nuk kam akuzuar sekretarin e NATO-së për atë, por kam akuzuar titullarin e atëhershëm të institucioneve të Kosovës që ka vënë firmën në atë shkresë. Një problematikë nuk mund të rregullohet me takimin tim të parë në selinë e NATO-së. Atëherë e kam referuar çështjen në prokurori dhe kjo po merret me të”, tha Kurti në Kuvend.