• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Albin Kurti: Po, do të nisim me urgjencë bisedimet për vetëmenaxhimin e komunitetit serb

nga Bota Press
18 Mars, 2023
në Kosovë, Lajme
ShareShareShare

 

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti po ashtu foli pas përfundimit të takimeve të sotme në Ohër dhe e pranoi atë që e tha kryediplomati evropian se do të nisnin me urgjencë bisedimet për zbatimin e nenit 7.

Ai e pranoi se është arritur një pajtim publik për aneksin, ndërsa denoncoi palën tjetër, Serbinë, që nuk hodhi nënshkrimin.

“Më vjen keq për brengosjen që mund ta kenë përjetuar (qytetarët) gjatë kësaj dite maratonike. Kemi arritur pajtim publik për një aneks që do të udhëzojë zbatimin e marrëveshjes bazë. Pala tjetër po i ikë nënshkrimit të marrëveshjes… tash edhe me aneks. I takon Bashkimit Evropian që ta gjejë mekanizmin për ta bërë statusin e kësaj marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme. Sa i përket Aneksit, ai do të publikohet në portalin e BE-së dhe aty do ta kuptoni edhe çka ka edhe çka s’ka.” – u shpreh kryeministri i vendit.

Më pas, ai nisi të fliste në gjuhën angleze duke i thënë të njëjtat fjalë si në shqip.

Por, më pas ai iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve duke thënë që pala serbe po i ikte nënshkrimit për të mos e bërë ligjërisht të obligueshme marrëveshjen.

“Ne ishim të gatshëm më 27 shkurt, ne jemi të gatshëm edhe sot më 18 mars. Marrëveshja bazë është njohje de fakto e Kosovës dhe Serbisë. Natyrisht se ka edhe shumë gjëra tjera aty, por sot mund të themi se e kemi edhe Aneksin…” – tha z. Kurti në fjalën e tij.

Sa i përket pikës 7, kryeministri i vendi e pranoi atë që e tha më herët shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrell, se do të nisnin me urgjencë bisedimet për vetëmenaxhimin e komunitetit serb.

“Në këtë aspekt ekziston një paragraf që flet për një nivel adekuat që flet për një nivel të vetëmenaxhimit të komunitetit serb në Kosovë. Dhe në këtë mënyrë ne do të udhëhiqemi prej standardeve më të larta... duhet të mos harrojmë se propozimi i presidentit Ahtisaari iu ka krijuar mundësi që edhe t’i kërkojnë të drejtat edhe t’i realizojnë liritë e tyre…”

Çka në lidhje me Asociacionin?

“Aty thuhet që urgjentisht duhet të fillojmë bisedimet për nenin 7. Këto janë dy prej 39 marrëveshjeve gjithsej.” – u shpreh Kurti derisa më vonë përmendi se ishin nënshkruar shumë marrëveshje nga paraardhësit e tij.

“Ka rend kronologjik të marrëveshjeve. Nuk ka hierarki logjike apo vlerore…” – shtoi kryeministri i vendit.

“Nuk është kjo marrëveshje përfundimtare që të thuhet diçka përfundimtare për asnjë gjë. Por, ajo që mund të themi është se kemi njohje de fakto.” – tha tutje Kurti.

Të ngjashme

Lajme

Shenjat e para të sëmundjes Alzheimer shfaqen në sy

nga Bota Press
27 Mars, 2023
Kosovë

Gashi tregon arsyen pse Abazi u largua nga VV: Ashtu si u ngrit, edhe ra

nga Bota Press
27 Mars, 2023
Kosovë

Abazi: Kur Albin Kurti ishte në listat e zeza të SHBA-së, unë kam protestuar në Amerikë

nga Bota Press
27 Mars, 2023
Botë

Të paktën 6 të vrarë nga të shtënat në një shkollë

nga Bota Press
27 Mars, 2023


Lajmet e fundit

  • Në kohën e iftarit, Policia konfirmon plagosjen e dy personave tek Pishat
  • Shenjat e para të sëmundjes Alzheimer shfaqen në sy
  • Gashi tregon arsyen pse Abazi u largua nga VV: Ashtu si u ngrit, edhe ra
  • Abazi: Kur Albin Kurti ishte në listat e zeza të SHBA-së, unë kam protestuar në Amerikë
  • Plagosje te “Restaurant Pishat” në Prishtinë, pamje nga vendi i ngjarjës

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.