[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Albin Kurti pikëllohet për rrënimin e murit



Deputeti i VV-së, Albin Kurti, në një fjalim në Kuvend të Kosovës, ka folur për rrëzimin e murit në Mitrovicë, për të cilin ka thënë se ishte në formë të perdes së teatrit, derisa qytetarët e këtij qyteti i ka quajtur shikues të këtij teatri.

Ai gati më shumë është dukur i pikëlluar me rrëzimin e murit se sa i gëzuar.

Ish-lideri i VV-së ka thënë se qyteti i Mitrovicës është i ndarë me Urën e Ibrit dhe jo me mure.

“Muri i ri ishte si perde teatri, ajo u ngrit para skenës derisa shikuesit po uleshin. Qyteti i Mitrovicës është i ndarë me urën dhe jo me murin si perde”, ka thënë Kurti.

Duke iu përgjigjur kryeministrit Isa Mustafa rreth dialogut për të cilin ai tha se për dialog do të ishte angazhuar edhe opozita sikur të ishte në pushtet, Kurti ka thënë se kjo është shumë e vërtetë, porse kjo ishte e paraparë me marrëveshjen e VLAN-it të cilën e kishte nënshkruar vetë Mustafa.