[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Alban Nuredini vjen me librin e radhës, “ Instinkt”



 

Alban Nuredini, autor i mirënjohur shqiptar, i cili prej disa viteve jeton dhe vepron në Mbretërinë e Bashkuar, këto ditë ka botuar librin e tij të radhës- të dhjetin me radhë, botim i shtëpisë botuese “ Faik Konica” në Prishtinë.

Libri ndahet në disa pjesë. Amalgamë ndjenjash, Aluzioni i fundit, dhe Abstrakti i vetmisë.
Recensuesja, dr. Migena Arllati, ka shkruar se; “ shprehësia e skajshme i japin vlerën dhe garancinë e origjinalitetit
këtij libri”. E, që sipas saj, element ky që për të cilin shumë autorë synojnë por pak prej tyre arrijnë ta krijojnë.

Ndryshe, Alban Nuredini deri më tani ka botuar dhjetë libra në fusha të ndryshme. Së fundmi ai ka në proces veprën e Sabri Hamitit, të përkthyer në gjuhë angleze, e që pritet të dalë sëshpejti.

Vepra të botuara:
• “ Onjegin i vonuar”, (2012)
• “Sy yje”, (2013)
• “Aorta e jetës”, (2014)
• “Sistemi poetik…L. Poradecit dhe S. Hamitit”, (2015)
• ‘’ the BROKEN’’, (2016)
• “ Heshtja e Ibrahim Rugovës”, (2019)
• “ London in rainy days”, ( 2019)
• ‘’ Thagma’’, (2020)
• ‘’ Please stay with me’’, (2020)
• ‘’ Instinkt’’, (2021)