• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Alarmon eksperti i sigurisë: Kosova është në rrezik nga sulmet terroriste…

nga Bota Press
11 Tetor, 2021
në Aktuale
ShareShareShare

Prokuroria Speciale e Kosovës ka bërë të ditur se pas një hetimi disa mujor është zhvilluar një operacion nga Drejtoria Kundër Terrorizmit që ka rezultuar me pesë persona të arrestuar.

Arrestimi i personave të dyshuar ka ndodhur të dielën derisa në banesat e tyre, janë gjetur eksploziv, armë zjarri, dron, si dhe armë antitank. E lidhur me këto arrestime dhe rrezikun që i vihet Kosovës nga sulmet terroriste, ka folur njohësi i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi.

Ai tha se Kosova nuk është e përjashtuar nga sulmet e tilla, duke e pasur parasysh se një numër i madh i shqiptarëve të Kosovës kanë marrë pjesë në organizatat terroriste në Irak e Siri. Ibishi tha se duke veprimtaria e grupeve terroriste është ngushtuar në disa shtete e kjo paraqet rrezik të vazhdueshëm për Kosovën.

“Ne nuk mundemi të jemi të përjashtuar nga rrjedhat e terrorizmit ndërkombëtar duke e pasur parasysh se kemi pasur një numër të madh të pjesëtarëve që kanë qenë të involvuar dhe për disa prej tyre ende nuk dihet për fatin e tyre. Duke e pasur parasysh këtë kemi pritur që një moment mund të involvohen në akte terroriste dhe kjo është pritur pasi që në disa vende në Irak e në Siri dhe vende tjera atje i’u ka ngushtuar rrethi i veprimeve dhe pritet në çdo moment që të marrin aksione terroriste dhe mendoj se kjo paraqet një rrezik të vazhdueshëm për Kosovën”, tha Ibishi.

I pyetur si mund ta parandalojnë institucionet e vendit një sulm terrorist, Ibishi tha se një gjë e tillë është e pamundur pa ndihem e shteteve të cilat kanë marrë pjesë në operacionet luftarake anti-terroriste.

“Kjo është çështje komplekse, pa bashkëpunim ndërkombëtar SHBA-së dhe Bashkimit Evropian koalicionin qe ka qenë një kohë aktiv kundër terrorizmit për forcat Siri, Irak dhe pa këmbimin e informacionit kjo asesi nuk mund të bëhet vetëm nga burimet e brendshme çoftë të inteligjencës apo të policisë së Kosovës, apo njësisë anti-terroriste. Kjo është një çështje komplekse që shkon në këmbim të informacionit edhe më të vogël përveç sigurisë” deklaroi ai.

Ibishi foli edhe për qëllimin që kanë grupet terroriste në botë.Ai tha se qëllimi i tyre është destabilizimi për të treguar se ende janë prezent e tani duke u shtrirë edhe në Evropë.

“Qëllimi i tyre është të vazhdojnë me aktivitete edhe në Evropë. Qëllimi i tyre është që ta mbajnë në vazhdimësi aksionin me qëllim që të tregojnë se ende janë aktive dhe do të vazhdojnë luftën e tyre siç e kanë programin e tyre me organizatat terroriste. Pra me këtë të tregojnë se përkundër asaj që kanë pësuar humbje të terreneve në Siri e Irak dhe tash së fundi me aksionet e shpërndara në lindjen e mesme Afganistan e Afrikë tash së fundi përgatitjen e aksioneve në Ballkan tregojnë së ende janë ato që do të shpërndajnë dhunën”, tha ai.

Tags: Shteti i Kosoves

Të ngjashme

Aktuale

Alarmante: Sërish numër i lartë i rasteve me Covid-19 në Kosovë

nga Bota Press
30 Qershor, 2022
Aktuale

Huqja qesharake e Qeverisë Kurti në njoftimin e vendimit të djeshëm për targat

nga Bota Press
30 Qershor, 2022
Aktuale

Edhe Trepça u ofron punëtorëve pensionim të parakohshëm

nga Bota Press
30 Qershor, 2022
Aktuale

Rrezikohen institucionet e shtetit, Xhelal Sveçlës i dështon tenderi për sigurinë e tyre

nga Bota Press
30 Qershor, 2022


Lajmet e fundit

  • Gjashtë vendet e BE-së ku mund të merret me lehtë leja e qëndrimit
  • Bajrami: Harrojeni se në tregun e lirë mund të bëni ligj që ju cakton tregtarëve marzhë të fitimit
  • Tahiri: E tmerrshme, qytetarët e Ferizajt, Kaçanikut e Hanit të Elezit blejnë naftë në Maqedoni
  • Alarmante: Sërish numër i lartë i rasteve me Covid-19 në Kosovë
  • Lushtaku: Tre mekanizma e luftojnë vazhdimisht UÇK-në, Serbia, Rusia dhe Vetëvendosja

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by EasyWebs.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë

© 2021 Botapress.info - Developed by EasyWebs.