Pasditen e sotme është regjistruar një tërmet me magnitutë 4,5 i shkallës Rihter në zonën e Elasonës.Sipas mediave greke, thellësia fokale e tërmetit vlerësohet me 10,9 km, ndërsa epiqendra 14 km në jugperëndim të Elassona. Raportohet se tërmeti u ndje shumë në qytetin e Larissas.Kujtojmë, se që prej fillimit të këtij viti Greqia është “pushtuar” nga tërmete të shumta.
Në po të njëjtin vend pak muaj më parë u shkatëruan qindra shtëpi, ndërsa mediat greke shkruanin se një tërmet i tillë, aq i fuqishëm, nuk kishte ndodhu që nga viti 1766./Botapress/