Botapress, 7 Qershor- Policia e Kosovës bazuar në detyrat dhe autorizimet e saj ligjore dhe kushtetuese është e
përkushtuar në mbajtjen e rendit, garantimin e sigurisë publike si dhe menaxhimin dhe
kontrollin e trafikut rrugor nëpër të gjitha rrugët e vendit.
Një prej objektivave parësore për Policinë e Kosovës është edhe ofrimin i sigurisë rrugore
për pjesëmarrësit në trafik dhe parandalimi i aksidenteve, andaj sipas planifikimeve
operacionale, parashihen aktivitete të shtuara me qëllim që të parandalohen aksidentet dhe të
rritet siguria në trafik.
Për periudhën kohore janar-maj 2021, kanë ndodhur 37 aksidente fatale dhe kanë humbur
jetën 42 persona, andaj Policia e Kosovës do të vazhdoj të rris prezencës policore në trafik
si dhe ndërmarrjen e masave ndëshkuese ndaj të gjithë kundërvajtësve, ku vetëm gjatë 24
orëve të fundit të së dielës, janë shqiptuar 1.184 gjoba, përderisa për periudhën pesë
mujore ka shqiptuar 167.304 gjoba.
Veç aktiviteteve policore në këtë aspekt, Policia e Kosovës në vazhdimësi APELON te të
gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat dhe shenjat e trafikut rrugor si dhe
t’iu përshtaten kushteve të rrugës dhe atyre atmosferike.
Policia e Kosovës, për të gjithë ata pjesëmarrës në trafik, e në veçanti për drejtuesit e
automjeteve të cilët bëjnë shkelje të ligjeve e rregullave të trafikut, nuk do të bëjë asnjë
tolerim, do të ndërmerr masa ndëshkuese sipas ligjeve në fuqi.
Në vijim keni statistikat për periudhën kohore janar-maj 2021.
Janar-Maj 2021
|
|
Aksidente fatale
|
37
|
Persona të vdekur
|
42
|
|
|
Aksidente me lëndime
|
2753
|
Personat e lënduar
|
5419
|
|
|
Aksidente me dëme
|
4855
|
|
|