Alarmante: Loja që po rrezikon seriozisht jetën e nxënësve, mund të bëhet trend edhe në shkollat e Kosovës

Lojërat në grup janë argëtuese për t’u zhvilluar sidomos për fëmijët dhe tërinjtë. Një lojë e rrezikshme, që realizohet nga tre persona, së fundmi është bërë trend në shkolla të shumë vendeve të ndryshme të botës.

Si një shoqëri me përdorim të lartë të internetit, Telegrafi mëson se loja e tillë ka filluar të përhapet edhe në shkollat e Kosovës.

Mirëpo prindërit janë alarmuar nga ajo pasi që pasojat mund të jenë shumë të rënda përfshirë lëndimet trupore deri edhe te vdekja.

Raportohet se në shkollat e huaja dy nxënës tashmë kanë humbur jetën si pasojë duke zhvilluar këtë lojë.

Në një video të shpërndarë në grupe të ndryshme të rrjeteve sociale, që nuk i dihet burimi, u është bërë thirrje prindërve që të flasin me fëmijët dhe t’i paralajmërojnë ata për pasojat e rënda deri vdekjeprurëse që mund të sjellë kjo lojë.

Kjo video është shpërnda edhe në grupe të shkollave në Prishtinë.

ngjashme