Një alarm për një sulm të mundshëm terrorist ka shkaktuar panik në gjithë aeroportin e Hamburgut në Gjermani. Dyshohet se një lëndë toksike është përhapur në gjithë aeroportin duke shkaktuar deri më tani 50 të plagosur, siç raporton gjermania Die Welt.
Raporte të pakonfirmuara thonë se janë mbi 50 persona që janë dërguar në spital pas disa kimikate toksike janë përhapur përmes sistemit të ajrit të kondicionuar.
Shërbimet e emergjencës që kanë shkuar në vendin e ngjarjes po i trajtojnë njerëzit për kollitje, probleme të frymëmarrjes dhe djegie sysh.
Alarmi u ngrit, kur ajo që u përshkrua si një “erë e keqe” u shpërnda rreth aeroportit. Të gjitha fluturimet janë anuluar deri sa çështja të zgjidhet.
Pasagjerët dhe ekuipazhet janë dërguar në parkingun e makinave larg nga terminali në temperatura të ftohta, si -4 gradë Celsius, sipas shtypit lokal.