NJë deklaratë gënjeshtare e gazetarit Cim Peka nga Tirana se gjoja Lumir Abdixhiku ka larguar fotografinë e Ibrahim Rugovës nga selia e LDK-së ka ngjallur reagime nga LDK-ja e sidomos nga aktivistët e kësaj partie shkruan Botapress.
Bujar Gimolli, një aktivist i LDK-së ka reaguar përmes një postimi në Facebook duke ia dëshmuar të kundërtën e shpifjes se gazetarit Peka, me fotografi nga të gjitha anët e selisë së LDK-së.
Ja postimi i Bujar Gimollit në Facebook:
O cim peka, ne e dime qe ne te njejten kohe eshte veshtire me simpatizu edhe Lumirin edhe albinin, ama te pakten mos genje ne sherbim te propagandes se po dokesh shume qesharak dhe aspak etik ne profesion.
Keto jane zyrat e Selise Qendrore te LDK-se. Portrete te Rugoves ka ne çdo hapesire. Keto ambiente vizitohen çdo dite nga miq e dashamire dhe prej ketu shfaqen foto nga aktivitetet e kryetarit Abdixhiku çdo dite.
Te gjithe e dine qe ajo deklarate e juaja mbreme per foton e Presidentit Rugova ishte asgje me shume se genjeshter pa shije. Tung e ki emrin s’po ta permendi se e ki palidhje sikurse rrenat qe i bene per me i pelqy vetevendosjes.