• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Aktakuzë për keqpërdorim të pozitës ndaj dy zyrtarëve në Dragash

nga Bota Press
23 Dhjetor, 2021
në Lajme
ShareShareShare
Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve S.Sh., dhe N.B., në cilësi të personave zyrtar, për shkak të dyshimit të bazuar mirë se kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Sipas aktakuzës, të akuzuarit S.Sh., dhe N.B., si persona zyrtar, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar nuk i përmbushin detyrat zyrtare e pastaj i tejkalojnë autorizimet zyrtare me qëllim që të përfitojnë çfarëdo dobie për vete ose për personin tjetër apo që t’i shkaktojnë dëm tjetrit, në atë mënyrë që i akuzuari S.Sh., – në cilësi të menaxherit të K.R.M.“Eko-regjioni” në Prizren–Njësia në Dragash, me datë 27.08.2019, i bënë kërkesë të akuzuarit N.B., – në cilësinë e Kryeshefit ekzekutiv të K.R.M.

“Eko-regjioni” në Prizren, që jashtë procedurave të prokurimit të bëhet shtyerja e mbeturinave në deponinë sanitare “Trokan”në Dragash, të cilën kërkesë ky i fundit e miraton me datë 28.08.2021, me ç’rast kompanisë K.R.M. “Eko-regjioni” në Prizren, i shkakton dëm material prej 2.700 Euro. Në këtë mënyrë në bashkëkryerje S.Sh., dhe N.B., kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” sipas KPRK-së.

Po ashtu, i akuzuari N.B., si person zyrtar, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar të Kryeshefit Ekzekutiv të K.R.M. “Eko-Regjioni” në Prizren, i tejkalon kompetencat me qëllim që të përfitoj çfarëdo dobie për vete ose për tjetrin apo t’ua shkel të drejtat personave tjerë, në atë mënyrë që në periudhën kohore nga data 01.01.2019 e deri me 01.08.2020, në kundërshtim me Ligjin e Punës, pa shpallur konkurs publik, lidh kontrata pune për kohë të caktuar, për kohë të pacaktuar ose kontrata pune për detyra specifike, me personat A.M., Gj.K., Z.K., Y.P., M.G., dhe L.K., duke kryer në këtë mënyrë veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”sipas KPRK- së.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartëcekur për veprën penale për të cilën akuzohen të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit. /Botapress.info/

Tags: Prokuroria Themelore në Prizren

Të ngjashme

Kosovë

Kosova dhe Maqedonia e Veriut nënshkruajnë memorandum për furnizim me energji

nga Bota Press
31 Mars, 2023
Kosovë

Nushi pasi VV mbështeti ‘Marshin për Drejtësi’: Mos u çuditni kur t’i mbështesin edhe protestat e Luizit

nga Bota Press
31 Mars, 2023
Kosovë

Vendimet që u morën në mbledhjen e sotme të Qeverisë

nga Bota Press
31 Mars, 2023
Kosovë

“Është anti-kushtetues”: Qysh e komenton Hoti projektligjin e Qeverisë Kurti për çmimet tavan?

nga Bota Press
31 Mars, 2023


Lajmet e fundit

  • Kosova dhe Maqedonia e Veriut nënshkruajnë memorandum për furnizim me energji
  • Nushi pasi VV mbështeti ‘Marshin për Drejtësi’: Mos u çuditni kur t’i mbështesin edhe protestat e Luizit
  • Vendimet që u morën në mbledhjen e sotme të Qeverisë
  • “Është anti-kushtetues”: Qysh e komenton Hoti projektligjin e Qeverisë Kurti për çmimet tavan?
  • Kimete Berisha: Me Albin Kurtin Republika e Kosovës po zhbëhet!

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.