Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, nuk i ka ndalur përpjekjet për ndërhyrje në sektorin e drejtësisë.
Gjatë seancës së sotme gjyqësore ku ajo bashkë me disa deputetë tjerë akuzohen se më 19 shkurt 2016 ka hedhur gaz lotsjellës në Kuvend, Haxhiu i ka kërkuar prokurorit të rasti të tërhiqet nga aktakuza.
Para të pranishmeve, ka deklaruar se kur nuk ka prova prokurorit Ilaz Beqiri duhet të dorëzohet.
Sipas saj, nuk është vonë për prokurorin që të tërhiqet tani.
“Prandaj, ndonëse pas 7 vitesh i kërkoj prokurorit që të dorëzohet, të tërhiqet nga aktakuza. Nuk është vonë asnjëherë për të bërë një veprim te tillë”, është shprehur Haxhiu.
Ajo ka bërë me dije se nuk mund dënohet askush pa prova.
“Konsideroj që ekspertiza në këtë proces gjyqësor është shumë e rëndësishme, pra është thelbi i çështjes dhe konsideroj që nuk mund të ftohen, gjykohen, dënohen personat pa një ekspertizë të tillë. Pra, nuk mund te gjykohen personat me interpretime të prokurorit, duhet të ketë prova, duhet të ketë fakte, duhet të ketë ekspertizë”, është shprehur Haxhiu, raporton Betimi për Drejtësi./Botapress.info/