Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, konkretisht Sektori për Hetime të Krimeve Kibernetike, ka zhvilluar dje një aksion, në koordinim me autoritetet gjermane – nën dyshimet për veprimtari të kundërligjshme që është ushtruar nga një grup i caktuar, raporton Gazeta Sinjali.
Aksioni është zhvilluar në 14 lokacione, në katër qytetet të ndryshme: në Prishtinë, Ferizaj, Kaçanik dhe Klinë.
Si rezultat i aksionit janë arrestuar 20 persona të dyshuar se kanë kryer veprat penale: “Hyrja e paautorizuar kompjuterike” dhe “Mashtrimi”.
Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar prova relevante dhe atë:
· Para të gatshme – rreth 120,000.00 euro;
· Vetura të ndryshme – 5 (pesë);
· Janë ngrirë mjete financiare nëpër banka në Kosovë, si dhe prona të paluajtshme
· Rreth 30 kompjuter;
· Rreth 30 telefona;
· Pajisje memorizuese;
· Dokumente dhe prova tjera relevante për rastin, etj.
Në zbatimin e planit operativ kanë marrë pjesë rreth 120 zyrtarë policor (DHKK, DHKEK, DHKOKR, DHTN, DHTNj, DKT, NjSO, NjRSh, dhe Krimteknika-vendi i ngjarjes).
Gjithashtu, në operacion kanë marrë pjesë edhe zyrtarë gjermanë, prokurorë dhe zyrtarë policorë.
Me urdhër të Prokurorit nga Prokuroria Speciale, 10 të dyshuar dërgohen në mbajtje prej 48 orëve, ndërsa 10 të dyshuar të tjerë lirohen në procedurë të rregullt.