Inspeksioni i Komunës së Prishtinës gjatë ditës së sotme ka qëndruar në lagjen Ulpiana.
Të njëjtit kanë ndërmarrë një aksion për rrënimin e mbindërtimeve pa leje.
Kjo është bërë e ditur përmes një publikimi në Facebook, nga Komuna e Prishtinës.
Ndërsa kryetari Përparim Rama u ka bërë thirrje qytetarëve që të heqin dorë nga çdo lloj ndërtimi që nuk përkon me ligjin.
“Mirëkuptimi dhe bashkëpunimi i qytetarëve me organet e komunës është jetik për transformimin e Prishtinës”, ka njoftuar ai.