[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Aksidentohen dy automjeteve në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë (Foto)



Reshjet e borës që kanë rënë gjatë natës së mbrëmshme në rajonin e Mitrovicës, po paraqesin vështirësi në qarkullimin e automjeteve në komunikacion.

Si pasojë e reshjeve të borës dhe ngricave në rrugë, sot është shkaktuar edhe një aksident mes dy automjeteve në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, përkatësisht në fshatin Kçiq, raporton Veriu.info.

Një lexues i portalit Veriu.info i ka dërguar këto fotografi, ku shihet se si dy automjete kanë dalë nga rruga si pasojë e ndeshjes së shkaktuar mes tyre.

Nuk dihet nëse ka persona të lënduar apo e gjitha ka kaluar vetëm me dëme material./Veriu.info/