[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Aksidenti që la të vdekur shtetasin e Kosovës në Maqedoni



 

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur matanë kufirit të Kosovës me Maqedoninë, në të cilin është përfshirë një veturë me targa të rajonit të Prishtinës dhe një kamion, të cilit nuk i shihen tabelat por për të cilin raportohet se po ashtu ka qenë me targa të Kosovës.

 

Sipas një dëshmitari të këtij rasti, që ka dërguar fotografitë në adresë të portalit Koha.net, personi që ka qenë duke drejtuar veturën e tipit Passat ka vdekur.

Aksidenti ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit.