[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Aksidenti në Itali, cilat janë 2 vajzat shqiptare që humbën jetën (FOTO)



Një aksident tragjik ka ndodhur ditën e sotme në orët e para të mëngjesit në komunën e Guidonës në afërsi të Romës, raporton “Panorama”.

Një automjet ku udhëtonin 4 të rinj ka dalë nga rruga dhe për pasojë është përmbysur duke shkaktuar vdekjen e 2 vajzave shqiptare dhe 2 italianëve.

Mediat italiane shkruajnë se vajzat shqiptare janë identifikuar si Xhesika Gjanaj, 19 vjeçe dhe Ambra Shaliani 18 vjeçe.

Dy vajzat gjendeshin në sediljen e pasme të mjetit. Ndërkohë, janë identifikuar edhe dy të rinjtë italianë, Federico B. 18 vjeç dhe Riccardo M. 19 vjeç.Mësohet se mjeti ka dalë nga rruga ndoshta për shkak të shpejtësisë. Hetimet për aksidentin vazhdojnë.