[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Aksidenti me 4 viktima në Itali, fotot e vajzave shqiptare dhe 2 italianëve



Në orët e para të mëngjesit të sotëm katër të rinj, dy prej të cilëve shqiptarë kanë gjetur vdekjen në një aksident rrugor në zonën e Guidonia, në provincën e Romës në Itali.

Viktimat ishin dy italianë Federico Baldi, 18 vjeç dhe Riçardo Murdaca 19 vjeç,  dhe dy vajzat, Jessica Xhinaj (18 vjeç) dhe Amber Shaliani (17 vjeçar), të dyja me origjinë shqiptare. Të rinjtë po udhëtonin me një automjet “Mini Cooper”, i drejtuar nga njëri prej djemve.

Për shkak të përplasjes së fortë, makina thuajse u shkatërrua plotësisht, ndërsa djemtë përfunduan jashtë mjetit.

Është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për të bërë të mundur nxjerrjen e viktimave nga mjeti i prishur. Dëshmitarët thanë se dy prej trupave janë gjetur rreth 30 metra larg makinës.

“Kjo është e tmerrshme. Ne nuk mundëm të bëjmë asgjë”, thanë dëshmitarët, të cilët lajmëruan policinë. Trupat e të rinjve u transportuan për në morgun e Verano-s ku do të kryhet autopsia.

Mediat italiane bëjnë me dije se dy vajzat shqiptare ishin me banim në Albuzzione.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërsa aksi rrugor u mbyll për disa orë.