Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën Prishtinë – Podujevë
Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës në raportin e saj ditor, ku është bërë e ditur se aksidenti ka ndodhur në fshatin Lebanë.
Sipas Policisë së Kosovës, në këtë aksident janë përfshirë dy vetura, ku kanë mbetur të lënduar dy persona.
Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin janë marrë ekipet policore.
Vetëm dje në nivel vendi kanë ndodhur 37 aksidente, prej tyre, 17 kanë rezultuar me persona të lënduar./Botapress.info/.