Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot në mëngjes në autostradën “Arbën Xhaferi”, drejtimi Lipjan-Prishtinë.
Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Daut Hoxha.
“Ju informoj se më datën 04.08.2024 rreth orës 06:30 në autostradën ‘Arbën Xhaferi’ në kilometrin e tretë, drejtimi Lipjan-Prishtinë është shkaktuar një aksident trafiku (vet-aksident) ku një veturë ka devijuar rrugën duke goditur fillimisht anësoren e autostradës dhe më pas duke përfunduar jashtë rrugës. Si pasojë e aksidentit nga lëndimet e marra ka ndërruar jetë pasagjeri dhe lëndime të rënda trupore ka pësuar vozitësi i veturës, i cili është duke u trajtuar në QKUK në Prishtinë”, tha ai.
Hoxha pohoi se në vendngjarje kanë dal njësitet kompetente policore dhe ato të emergjencës.