Një aksident trafiku ka ndodhur pasditën e sotme në rrugën e “UÇK-së” në Prishtinë. Një motorist ka pësuar lëndime trupore për çka në vendin e ngjarjes ka dalë menjëherë autoambulanca.
Policia e trafikut po ashtu është shfaqur në vendin e aksidentit dhe është marrë me rastin. Deri më tani nuk ka informacione se si ka ndodhur aksidenti./Botapress/