Një aksident trafiku mes katër veturave ka ndodhur sot rreth orës 12:30 në Gllamnik të Podujevës, shkruan Gazeta Botapress.info
Nga ky aksident kanë mbetur të lënduar katër persona të cilët më pas janë dërguar për trajtim mjekësor. Lajmin për Gazetën e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.“Bazuar në të dhënat fillestare nga vendi i ngjarjes, si pasojë e aksidentit katër persona kanë pësuar lëndime. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut’, ka thënë ajo për Sinjalin./ Botapress.info/