Aksident i tmerrshëm në këtë shtet: Autobusi bie në humnerë, 25 dasmorë të vdekur 

Të paktën 25 dasmorë kanë humbur jetën pasi autobusi me të cilin po udhëtonin ra në një greminë. Ngjarja tragjike ka ndodhur në Indinë Veriore.

Automjeti po udhëtonte përgjatë një autostrade malore në shtetin Uttarakhand kur humbi drejtimin dhe u rrëzua në një humnerë rreth 500 metra të thellë.

Në bord ndodheshin 45 persona. Pavarësisht kushteve të terrenit, 20 persona arritën të mbijetonin, sipas asaj që bënë të ditur autoritetet policore në vend për AFP.

LEXO EDHE KETE

BE nuk ndalet, merr vendimin drastik ndaj Rusisë, ja çfarë pritet të ndodhë me Putinin

Kryeministri Narendra Modi tha se “e gjithë ndihma e mundshme” do t’u jepej të mbijetuarve. Aksidentet rrugore fatale janë të zakonshme në Uttarakhand, i cili përfshin një pjesë të Himalajeve Indiane dhe është shtëpia e vendeve të shumta pelegrinazhi fetar./Botapress.info/

 

ngjashme