[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Aksident i rëndë: Treni copëton një person në Pejë (Foto+18)



Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në Pejë, ku treni ka shtypur një person me inicialet A.D gjatë ditës së djeshme.

Policia nga rajoni i Pejës e ka konfirmuar lajmin për  rastin, ndërkohë që në fotot e siguruara nga Gazeta Express shihet se personi i aksidentuar, që ka mbetur e vdekur në vend, është copëtuar nga treni.

Zëdhënësi i Policisë në Pejë, Xhevat Ibraj, ka thënë se në vendin e ngjarjes tashmë ka dal prokurori, si dhe policia është duke e hetuar rastin.

“Në vendin e ngjarjes tashmë ka dal prokurori. Të gjitha rrethanat e kësaj vdekje do të bëhen të ditura me kohë”, ka thënë Ibraj. /express/